Kanë mjaftuar vetëm pak minuta breshër që të mbjellat e fermerëve në Cakran të pësojnë dëmtime të mëdha.Reshjet e djeshme të shoqëruar edhe me erë kanë përfshirë fshatra të tëra kui janë dëmtuar kultura bujqësore, dru frutore, vreshtari dhe ullinj.Kjo është hera e parë që një breshër i përmasave të tilla sjell dëme kaq të mëdha në zonë- thonë fermerët teksa njëzëri apelojnë për ndihmë nga shteti. Kjo ka sjellë që investimi I fermerëve prej miliona leksëh të shkojë dëm në pak minuta. Ata presin që grupet e verifikimit nga drejtoria e bujqësisë të zbresin në zonë, ndërsa kërkojnë ndihmën e shtetit dhe dëmshpërblime.