Mbrëmjen e së premtes autoritetet në Greqi vunë në pranga tre shqiptarë të moshës 35, 44 dhe 52 vjec të cilët kishin grabitur bagëti në vendin fqinjë. Ata u kapën në kilometrin e 33-të të Antirrio – Janinë ku në një kamion kishin ngarkuar lopë dhe ushqim për kafshë te vjedhura nga zona Mesolongji.Më herët, në një rast tjetër, ata kishin tentuar të vidhnin kafshë në një stallë në Bizani në Ano Nafpaktia. Brenda automjetit u gjetën mjetet që do përdoreshin për vjedhje. Në kuadër të hetimeve të policisë, u konstatua se tre personat kishin kryer dhe vjedhje të tjera, konkretisht më 17 shkurt ata kishin marrë një viç me vlerë 2000 euro nga një fermë lope në Nafpaktos. Më 8 mars, 23 thasë me plehra, me vlerë 700 euro, u vodhën jashtë një dyqani në Korakeika, Messolonghi. Njëkohësisht, u konstatua se ata janë autorët e vjedhjes së 45 kontejnerëve me naftë me vlerë 2700 euro, një motoçikletë 1540 euro dhe 18 bobina spango me vlerë 270 euro, nga një magazinë në Amfilochia, në datat 13-14 janar. .