Kryeministri Edi Rama fton fermerët të aplikojnë nga sot e deri më 11 prill për të përfituar nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.Në një postim në rrjetet sociale Rama shprehet se fermerët të cilët duan të përfitojnë nga subvencionet në bujqësi mund të aplikojnë në platformën e-Albania.
Kaos në qytete, fermerët nuk dinë si të aplikojnë
Por fermerët përballen me pamundësinë për të aplikuar për shkak se nuk mbledhin dot dokumentacionin dhe për më tepër një pjesë e mirë e tyre nuk dinë të përdorin internetin. Radhe e madhe fermerësh janë vënë re në drejtoritë e bujqësisë në Vlorë, Korcë, Fier. Sikur mos mjaftonte kjo në Korcë problem ka patur dhe me sistemin e aplikimeve për shkak të mbingarkesës.
Drejtuesit u kanë bërë thirrje fermerëve mos nxitojnë pasi ka afat 20 ditë dhe se aplikimet mund të bëhen online në cdo moment.
Skema kombetare prej 3.3 miliarde lekesh e akorduar nga Ministria e Bujqesise ne ndihme te fermereve ka sjelle radhe te gjata edhe ne Fier. Dy pikat e aplikimit , prane Agro- Pikes dhe prane zyrave te ekstensionit bujqesor kane shenuar radhe te gjata aplikuesish. Fermeret shprehen njezeri se eshte e veshtire te aplikosh edhe pse gjate viteve te meparshme kane qene perfitues. Jo vetem veshtiresia per aplikimin online , por edhe mungesa e internetit ka bere qe prane ketyre pikave te kete dyndje te fermereve per te aplikuar .
Aplikimi eshte celur sot dhe do te vijoje deri ne 11 prill, nderkohe qe fermeret kane pohuar se shtimi i me shume zyrave per te aplikuar do ua lehtesonte shume procesin e aplikimit ndersa disa te tjere kane pohuar se ky sherbim mund te ofrohet edhe ne komuna.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Financave kanë miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën se si do të administrohet fondi prej 3.3 miliardë lekësh, me të cilin do të financohen në total 9 masa.Sipas udhëzimit të botuar në Fletoren Zyrtare, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.Tek të imtat, do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën deri në 1200 (lekë/krerë, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt. Bletaria do të mbështetet 1 mijë lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 zgjoje.Po ashtu, fondi do të përdoret për mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera në vlerën deri në 200 000 lekë për ha për sezon për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha; Fermat organike për 100 deri në 200 mijë lekë për fermë të certifikuar.