Bekim Lekica është një emër jo pak i njohur për zonën e Kukësit, por jo vetëm. Ai ka një karierë mbi 20 vjecare në media duke punuar në disa radio,TV, portale,së fundi korrespodent i TV FaxNews në Kukës. Bekimi njihet si mësues i zellshëm dhe i dashur për zonën ku jeton. Por pak e dinë që Bekimi ka një dashuri të pamasë edhe për natyrën.
Bionwes.al intervistoi gazetarin ku zbulon anën tjetër të panjohur të tij, dëshirën dhe dashurinë për blegtorinë, bujqësinë dhe natyrën
Bekim si e ndan ditën mes gjithë angazhimeve?
-Dita ime nis me shumë angazhime. Shumëkush mund të mos e besoj. Fillimisht familja e para. Në orën 7:30 dalë nga shtëpia bashkë me vajzën 9-vjeçe, të cilën e dërgoj në shkollë. Menjëherë kontrolloj përditësimet e rrjeteve sociale, veçanërisht whatsapp.Marr udhëzimet e mundohem të realizoj tematikat e lajmit të planifikuar, sidomos ato të aktualitetit.
Kë do dashuroje më shumë nxënësit, tokën, bletët apo lajmin?
Gazetaria! Profesioni imë i parë. Në korrik të vitit 2006 nisa punë në median lokale “TV-Kukësi” si gazetar terreni, pas 6-muajsh u hapën dritaret si korrospondent i mediave qendrore, fillimisht për tre vite tek televizioni i parë informativ “News-24”.Është një punë që është pjesë e pandalshme e imja.
Me sinqeritetin më të madh them se: pa gazetarinë nuk mund të jetoj! Një falenderim kam për stafin e drejtuesit e” Fax-News”! Më mirëkuptojnë edhe nga njëherë më japin pak “liri”!
Si lindi pasioni për bujqësinë?
Fshati! Aty ku mori formë jeta ime. Njeriu i lidhur pazgjidhshmërisht me natyrën. Kam shumë pak kohë të mbetur në dispozicione nga dita ime (2-3 orë). Udhëtoj me automjet drejt fshatit Shtiqën 8 km largë qytetit të Kukësit, takoj fillimisht dy prindërit njëri 81 e tjetri 88- vjeç, ku mundohem t’u plotësoj nevojat që kanë e menjëherë zhvendosem tek miniferma ime.
Fillimisht shikoj me vëmendje ecurinë në fluturim të 60 koshereve të bletëve. Kryej shërbimet e shpejta, pastaj mbaj shënime për punët që kërkojnë më shumë kohë, duke i lënë për fundjavë.Gjatë kësaj kohe unë zhvendosem tek parcelat e arroreve.
Këtu janë mbi 400 rrënjë arrore.Kërkohet një impenjim pak më i madh e i planifikuar.Gjatë stinës së dimrit kryej punimet e sipërfaqes së pemëve me një mjet të vogël, tip zetor kinez të vitit 1990. Përdor zetor të vogël pasi më mundëson lëvizjen poshtë degëve të pemëve pa i dëmtuar arrat.
Një sfidë më vete është spërkatja e arroreve ndaj insekteve por edhe sëmundjev bakterologjike në kohë të hershme, por edhe gjatë mbarimit të verës.Ndryshimet klimatike kanë sjell shumë sëmundje edhe për arrën, prandaj kërkohet ndërhyrje në kohë me përdorimim e spërkatjes.Një frikë e madhe gjatë fundit të marsit është ulja e temperaturave e krijimi i ngricave, të cilat dëmtojnë lulen mashkullore të arrës, çka vështirëson procesin e pjalmimit në prill, e për pasojë edhe prodhimi bie.Po ashtu një kohë e mund të madh arra kërkon edhe gjatë periudhës së vjeljes. Në mungesë të makinerive mekanike, mbledhja bëhet me krahë.Këtu qëndron edhe vështirësia më e madhe. Një muaj kohë nga 4-orë në ditë me merë kjo fazë. Degët janë të larta, e duhen goditur me thupër të gjatë që fruti të bie në tokë. Nuk rekomandohet që fruri të bie vetë nga pema në tokë, pasi qëndron gjatë në kontakt me tokën merë lagështirë e brenda lëvorës së arrës krijohen poret, instiktivisht kokrra e arrës thith përbërësit e tokës për të mbirë, çka nxinë edhe pjesën e frutit. Më pasë bëj grumbullimin dhe tharjen e frutave të arrës edhe për një muaj tjetër në minifermën time, ku edhe kam ndërtuar një godinë dy katëshe. Mundimi i arrës nuk mbyllet me kaq. Në vjeshtë nis edhe lufta më e madhe për mua. Prodhimi im vjen nga arrore të vendit, jo nga fidanë të importuar nga Greqia, Turqia apo Amerika që kanë kokrrën më të madhe. Arroret e mia i kam nga fidan autokton e për pasoj arra është më e vogël, por përqindja indyrore e vaji është më i lartë, po ashtu shija e kualiteti më i mirë. Konsumatori shikon madhësinë dhe lehtësinë e thyerjes së arrës e jo cilësinë. Ky është edhe shkaku që prodhimi im shpesh herë më ngel edhe pa shitur.
Sa e ndien si fermer ndihmën e shtetit?
Shtet i thënçin!!!
Një grup specialistësh të Ekstensionit Bujqësorë në Kukës prej 3-vetash vinë në parcel në çdo stinë. Më japin këshilla për punimin, përdorimin e spërkatjes dhe llojin e pesdicideve e vetëm kaq. Mungonë mbështetja financiare. Viti i 14-të që kultivoj arrat.Ata kanë nevojë për rrethim, sistemin vaditës me pika, hapja e një pusi, mbështetja në makineri të shkundjes së prodhimit gjatë stinës së vjeshtës, një pajisje që pastron lëvoren e jeshiltë nga fruti i arrës apo edhe amballazhimi.Nuk bëhet fjalë që të kemi një asistencë financiare për pesticidet apo makinetit e spërkatjes.Kur vjen puna te tregu të gjithë të lënë në baltë.Një reklamë, një thirrje apo promovim në panairë kombëtarë apo ndërkombëtar nga shteti ynë nuk shihet gjëkundi. Arra është ndër frutat më të kërkuar të tregut, sidomos autoktonia, por i ngel pa shitur fermerit për këto e shumë arsye të tjera.
Në këtë peshë të madhe të jetës, sa peshon puna juaj si mësues?
Në orën 13:15 më therret tingulli i bukur i ziles.Profesioni imë është mësuesia.
U diplomova në qërshor të viti 2006 në Universitetin “Liugj Gurakuqi” të Shkodrës në degën “Gjuhë-letërsi”.Pas tre muajsh nisa punë si mësues në shkollën e mesme “Havzi Nela” në Kukës. Krahas anës shkencore e pedagogjike, nxënësve të mi, mundohem t’u sjell në klasë edhe përvojën time, vendet e mrekullueshme që ka Kukësi, fshatrat turistikë,resurset natyrore, zakonet, traditat, figurat historike të krahinave, e çka është më e rëndësishmja mesazhi për punën. Njeriu duhet të punoj fort që t’ia dal. Është brezi që për dy tre vite ndeshet me sfidat e jetës. Brez, i cili e ka marrë të mirën materiale të gatshme. Nuk ka bërë thuajse asnjë përpjekje, jo për faj të tij, por nga paniku e frika e prindërve për femijën e vet të mos i mungoj asgjë. Jo si fëmijëria e tij (prindit), u rrit me plotë mungesa e halle.Është e modës që fëmija t’i ketë të gjitha kushtet e plotësuar nga baba ose nëna. Duke lënë një boshllëk të madh tek brezi i ardhshëm, do të marrë frenat e drejtimit tonë në të ardhmen. E si? -Duke i gjetur të mirat materiale të gatshme, pa u lodhur?Këtu ndërhyj shpesh herë në diskutime e hapësira mendimi kur më lejon rubrika e metoda në orën mësimore. Mundohem të përcjell mesazhe të forta për punën, profesionin e përkushtimin.Gjithcka ta arrijmë me punë, djersë e pasion. Mos të presim dhurata, qoftë edhe nga njerëzit më të dashur.Një ditë edhe mami e babi do të plaken, u mbaron ora biologjike, e për pasojë edhe të mirat tona materiale që na i kërkon jeta do të na mbarojnë.Prandaj mereni si kulturë, nder e pasion punën!Nuk është turp të punosh në vendin tëndë, në qytetin apo fshatin tëndë, në shtëpin apo tokën tënde!
Turp është të punosh në vende të huaj, në shtëpitë e të moshuarve të huaj, në shtëpin e “barit”, të flesh poshtë urave apo godinave të braktisura. Duke ngrysur ditët largë njerezve të dashur! Pas mësimit kthem në shtëpi duke konsumuar një vakt, dita nuk mbyllet këtu. Ora është 19:00. Familja kërkon kohën e saj. Shpesh herë i kam hyrë në hak. Mundohem të kaloj kohë me ta. Vjen mbrëmja.mbaroj korrigjimet e punëve me shkrimë të nxënësve, përgatis ditarin për ditën pasardhëse. Tani thuajse arrij ta ngrys ditën……