Investimi për markatën e re të peshkut në Vlorë përfundoi nëë gusht 2022, por dera e saj është ende e mbyllur dhe asnjë peshkatar nuk mund t’i afrohet dot. Gazetarja e FaxNeës Afrovita Hysaj ka siguruar deklaratat e peshkatarëve kur thonë se ata nuk dinë asgjë për fatin e merkatës dhe se vijojnë të punojnë në kushte mesjetare.
Ministria e Bujqësisë investoi 161.3 milionë lekë të rinj për ndërtimin e markatës së peshkut në Vlorë. Investimi përfundoi në 2022 ndërsa në korrik të vitit të kaluar ishte Rama që deklaroi se do vihej në punë.
Por që prej asaj kohe, puna për brendinë frigoriferike stopoi, ndërsa sot markata ka mbetur ende në fazën ku ishte vitin e shkuar. Jashtë funksionit dhe e paplotësuar në brendësinë e objektit.
Peshkatarët thonë se produktin që nxjerrin nga deti e tregtojnë privatisht, ku të munden, teksa shtojnë se kushtet e tyre të punës janë për të ardhur keq. Pa ndriçim, pa ujë, pa tualet, me një port që u dëmton mjetet, e asgjë nuk është bërë për ta.
Në këtë territor ku vitin e kaluar u ndërtua markata, pritet të nis puna për portin e ri të Vlorës. Vendimi për ta zhvendosur portin e madh të qytetit pikërisht në këtë zonë, ngrenë dyshimet se markata e peshkut nuk po përfundon pikërisht për këtë arsye. Sepse ky territor do jetë i portit të trageteve, jo i peshkimit. Megjithatë asgjë nuk është e qartë deri në një dalje publike dhe sqarim të situatës nga institucionet.