Këshilla për fermerët mbi dëmet që mund të shkaktojnë minjtë në tokat bujqësore
Minjtë njihen si dëmtues të bujqësisë dhe janë shkaktarë seriozë të uljes së prodhimeve. Njohja e këtyre dëmtuesve polifagë paraqet rëndësi të veçantë për të parashikuar në kohë masat e kontrollit. Në aspektin bujqësor, ka rëndësi familja Muridae, speciet e të cilës gjenden edhe në vendin tonë. Kjo specie ka kokë më të gjerë sesa trupi, bishtin më të gjatë se gjysma e trupit, me qime të rralla të shkurtra, në të cilën vihen re disa luspa të vendosura në formë unazash. Ekspertët e AKVMB kanë përgatitur material informues rreth këtij dëmutesi dhe këshillon fermerët që të kontaktojnë me ekspertin e zonës në çdo rast të dyshimtë.
Mënyra e shtimit të këtij dëmtuesi
– Shumëzohen gjatë gjithë vitit nëse gjejnë kushte të përshtatshme mjedisore, por megjithatë, kohët në të cilat arrihet piku i shumëzimit janë sezonet e verës dhe të vjeshtës.
– Pjellin 8–10 herë në vit dhe në çdo pjellje janë 5–12 minj;
– Minjtë e vegjël brenda 2 muajsh bëhen të aftë për shtim;
– Në qoftëse nuk dëmtohen, një çift minjsh mund të shkojë deri në 3000 individë;
– Miu ngre folenë brenda ngastrës së mbjellë dhe brenda një foleje hap 6–7 vrima me diametër 3–4 cm, të cilat janë të lidhura me njëra – tjetrën;
– Në hyrje duket vrima e hyrjes së galerisë me gjerësi 3–10 cm.