Edhe pse protestat zakonisht jemi mësuar t’i shohim me një numër të madh qytetarësh, ky qytetar në Elbasan ka protestuar i vetëm para Bashkisë. Vendimi i tij vjen pas dy ditëve me nivel të lartë ndotjeje që përfshiu Elbasanin dhe rrethinat e tij, pas zjarrit që përfshiu pikën e skrapit në ish-Kombinatin Metalurgjik. Pjesë e shoqërisë civile dhe në profesion jurist Gentian Sejrani me pankarta në duar shpjegon më në detaje arsyet që e nxorrën atë në protëstë. Ai e vë theksin te mungesa e transparencës dhe mos bërja publike nga pushtetit lokal dhe Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit asnjë informacion mbi nivelin e ndotjes së ajrit të paktën këto dy ditët e fundit.
Pas zjarrit që përfshiu Elbasanin ai ia la vëndin shtëllungave me tym të cilat u çliruan në ajër, duke shkaktuar një ndotje masive me përbërje kancerogjene thonë specialistët e mjedisit. Por pavarësisht se këtë ajër të ndotur e kanë thithur të mëdhenj e të vegjël, as në një kauz jetike sikur është shëndeti qytetarët u treguan indiferentë dhe nuk protestuan.
Në vijim aktivisti kishte përgatitur edhe një peticion të cilin ia adresonte Kryetarit të Bashkisë Elbasan dhe Kryetarit të Qarku, në të cilën kërkonte transparencë dhe marrje imediate masash nga pushteti lokal dhe institucionet e tij vartëse të luftonin ndotjen e ajrit.