Abdulla Diku
Përveç valles së famshme dhe veshjeve tradicionale, prej vitesh është bërë e njohur shumë edhe prej pyllit të vjetër të Ahut (Fagus sylvatica) që gjendet në Rrajcë.
Pylli i Ahut këtu gëzon dy statuse mbrojtje njëkohësisht; bazuar në legjislacionin kombëtar – kjo sipërfaqe gjendet në zonën qendrore të Parkut Kombëtar ‘Shebenik-Jabllanicë’ dhe nga ana tjetër zona është pjesë e Trashëgimisë Natyrore Botërore të UNESCO.
Përveç pyjeve të Ahut dhe peizazhit fantastik, aty afër gjendet një grup i liqeneve akullnajore të Shebenikut. Janë të mrekullueshëm.
Nëse e merrni mundimin të shkoni, tani në vjeshtë dhe në pranverë është si një përrallë.