Ky sezon i vjeljes se shegeve duket se nuk ka qene me i miri edhe per kultivuesit ne Divjake. Per sipermarresin Shpetim Oseku , pwr shkak te kushteve te pafavorshme atmosferike, rreth 75 % e prodhimit eshte demtuar . Sezoni i sheges ka nisur vjeljen ne muajin shtator me varietetin izraelit, ndersa po vijon , por sheget po kalben ne dege.Per shkak te motit te keq tregon fermeri , shega mori dy goditje te renda, ne kohen e lulezimit dhe tashme ne kohen e vjeljes ku u demtua nga shirat e vjeshtes. Kjo frutikulture eshte e kultivuar masivisht ne Karavasta ku fermeri Oseku, ka ngritur plantacionin me te madh te shegeve jo vetem ne vend , por ne te gjithe Ballkanin, me 48. 000 rrenje shege. Ne 7 vite te kultivimit te sheges , ky eshte viti me i keq thote Oseku, ndersa thekson se demi financiar arrin deri ne 500 milione leke. Nderkohe per sipermarresin Oseku , nje tjeter problematike madhore mbetet mungesa e fuqise punetore. Zona eshte shpopulluar ndjeshem thote ai ndaj per kete arsye detyrohet ti siguroje punetoret deri ne 70 km larg. E teksa ky eshte viti i falimentimit te prodhimit per fermerin Oseku, ndihma e shtetit ne te tilla raste eshte zero.