Nëntë marrëveshje dhe memorandum u nënshkruan një ditë më parë në Podgoricë në mbledhjen e përbashkët të qeverive të dy vendeve.E pranishme Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca nfirmosi dy marrëveshje në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe atë për menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Bunës dhe Liqenin e Shkodrës.
Marrëveshja “Për Bashkëpunimin në Fushën e Mbrojtjes së Bimëve”, do të mbrojë kufijtë dhe territoret e dy vendeve tona nga përhapja e dëmtuesve karantinorë, do të rrisë sigurinë e sistemeve tona të prodhimit, si dhe do të mbrojë fermerët tanë nga humbjet ekonomike që shkakton përhapja e këtyre dëmtuesve karantinorë në nivel ferme.
Marrëveshja “Për Menaxhimin e Përbashkët të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna”, do të mundësojë angazhim dhe qasje të përbashkët për të zhvilluar dhe mbrojtur burimet e peshkimit në këto zona përmes masave menaxhuese dhe mbrojtëse të bashkërenduara me qëllimin shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve peshkore në Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Buna.