Banoret e fshatrave te Rroskovecit e kane te bazuar ekonomine e tyre te kultivimi i ullinjve ndaj cdo vit organizohet dhe “ Festa e ullirit” ku vizitoret e shumte njihen me varietetet e ullinjve, kulturen dhe traditen e zones.
Pavaresisht atmosferes festive fermeret nuk kane nguruar te shprehin dhe shqetesimet e tyre. Prodhimi i paket per kete vit, mungesa e rrugeve neper parcela , pesticidet jocilesore, mungesa e subvencioneve , dhe mungesa e tregut i bejne ata te ndihen teresesisht te braktisur nga shteti.
Perballe kesaj situate ata kerkojne njezeri qe ne zone te ngrihen jo vetem pika grumbullimi , por edhe magazinimi dhe standartizimi te vajit te ullirit per te patur nje marke te zones se tyre e cila te jete e certifikuar si ne tregun vendas ashtu edhe ne ate te jashtem.Siperfaqja e mbjelle me ullinj ze 30% te territorit te Rroskovecit ku shumica prej tyre jane shekullore.