Këshilli Bashkiak i Dibrës kishte caktuar këtë të enjte m,bledhjen e radhës për muajin Tetor. Në këtë mbledhje me rend dite të ngjeshur, ishin parashikuar të diskutoheshin dhe të miratoheshin një sërë vendimesh, por që mbledhja ka dështuar. Për shkak se nuk është plotësuar numri i nevojshëm i korumit për nisjen e mbledhjes, ajo nuk u zhvillua.
Këshilltarët e pranishëm thanë se kjo nuk është hera e parë që mbledhjet e këshillit bashkiak në Dibër nuk zhvillohen, ku arsyet kanë qenë që nga mos plotësimi i numrit mbi 50% e deri tek shyrja e seancave në momentet e fundit.
Në mbledhjen e kësaj të enjteje ishte parashikuar të miratohej ndihma ekonomike nëpërmjet fondit 6%, ndihmë financiare një famije në nevojë, miratim linje transport nxënësish të arsimit të 9 vjeçar, vendosje busti me emrin “Hasan Prishtina”, emërtim rrugësh e sheshesh në qytetin e Peshkopisë.
Nuk dihet se kur do të vendoset data për të vijuar këtë mbledhje të dështuar për shkak të mungesës së kourumit të nevojshëm.