Një furrë qeramike është zbulimi më i fundit nga nëntoka e qytetit të Durrësit e cila duket se është një minierë për arkeologët e vendit dhe jo vetëm.Një grup arkeologësh italian në bashkëpunim me arkeologen shqiptare Elvana Metalla, kanë nisur një ekspeditë në re në Amfiteatrin e qytetit të Durrësit, ku në më pak se dy javë punime kanë kryer një zbulim të një furre qeramike në pjesën jug-perëndimore të tij.
Puna e arkeologëve pritet të zgjasë deri në fund të muajit tetor në bashkëpunim me grupin italian të arkeologëve të cilët vizitojnë dhe kryejnë ekspedita të rregullta në rrethimin e Amfiteatrit të qytetit të Durrësit prej vitesh. Grupi i ekspeditës janë fokusuar për pastrimin dhe thellimin e pjesës perëndimore të Amfiteatrit, ndërkohë që do të vazhdoj thellimi më tej në galeritë e Amfiteatrit.