TV Scan
Teknologjia po ndryshon mënyrën se si njerëzit punojnë dhe padyshim që po sjell sfida të reja në këtë drejtim. Shumë ndërmarrje po kryejnë aktivitetet e tyre ose po zhvillojnë modele të reja biznesi gjithmonë duke u mbështetur tek teknologjia. Megjithëse përdorimi i teknologjisë i ka ardhur në ndihmë shumë bizneseve, në shumë raste masat e sigurisë kanë dështuar duke sjellë probleme. Duket theksuar se masat, praktikat dhe procedurat e sigurisë në teknologjinë e informacionit për të parandaluar incidentet dhe për të siguruar integritetin, disponueshmërinë dhe konfidencialitetin e të dhënave janë një hap shumë i rëndësishëm.
Por sa përqind e ndërmarrjeve përdorin masa sigurie në këtë aspekt? Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave” Shqipëria renditet vendi i tretë nga fundi me normën me të ulët të ndërmarrjeve të cilat kanë përdorur masa sigurie në teknologji. Sipas shifrave, në vendin tonë rreth 64.7% e ndërmarrjeve të cilat përdorin teknologjinë kanë vënë në praktikë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat e tyre. Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë dy vendet e fundit me përqindjen më të ulët, përkatësisht me 61.6% dhe 62.4%.
Në vitin 2022, 92% e bizneseve të BE-së përdorën të paktën 1 masë sigurie për të mbrojtur sistemet dhe të dhënat e tyre. Nëse do ta krahasonim me Shqipërinë ky tregues në Bashkimin Europian është rreth 27 pikë përqindje më i ulët. Finlanda, Danimarka dhe Gjermania janë tre vendet që kryesojnë Europën me përqindjen më të lartë të ndërmarrjeve që kanë përdor masat e sigurisë në teknologji.