Masivi shkëmbor i rrëzuar para disa ditësh teksa po punohej për zgjerimin e rrugës së Dukagjinit tashmë qëndron si kufi ndarës, duke mos lejuar qarkullimin e asnjë automjeti. Banorët udhëtojnë me orë në këmbë apo mjete të tjera për të mbërritur deri në këtë pikë, ku më pas vijnë automjetet nga Shkodra që u sjellin ushqime apo bëjnë lëvizjen e tyre për nevoja të tjera. Prej më shumë se një jave në dy njësi administrative nuk zhvillohet mësim dhe nuk funksionon as qendra shëndetësore. Banorët apelojnë që autoritetet të ndërhyjnë për hapjen e rrugës sa më parë, pasi u rrezikohet jeta duke kaluar…Që prej rrëzimit të eskavatorit që i mori jetën drejtuesit të tij, prokuroria dhe policia kanë bllokuar punën, pasi zona konsiderohet skenë krimi. Teksa hetimet vazhdojnë, nuk dihet për fatin e punimeve të kësaj rruge
(4) Shkembi i rrezuar ne Dukagjin izolon mijera banore – YouTube
Pas shqetësimit të banorëve të Dukagjinit për rrugën, ka reaguar kryebashkiaku Benet Beci. Ai është shprehur se një ekip i specializuar po hartojnë planin për të ndërhyrë në këtë rrugë me anë të minave të telekomanduara, proçes i cili do të përfundohet brenda 20 ditëve