Në Shishtavec ka nisur sezoni i vjeljes së kulturës së patates.Fermerët janë në pikun e proçesit të punës, punë e cila bëhet në pjesën më të madhe me forcën e krahut. Vitin e kaluar në parcelat e tyere toka prodhoi me shumë, kurse tani femerët ankohen se thatësira e zgjatur e këtij viti ka reduktuar prodhimin. Fermeret tregojne se këtë vit nga 1 ha tokë pret që të marrë rreth 12 kuintalë patate për treg dhe farë ndërkohë. Më parë nga një ha tokë merreshin më shumë, kjo situatë do pasohet me shtrenjtimin e çmimit të këtij produkti. Kjo kulturë vitet e fundit po ndeshet me shumë sfida si, mungesa e kanaleve vaditëse, makinerive bujqësore, largimi i të rinjve nga fshati, por edhe mungesa e subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë.