“Për më tepër, ne kemi filluar të mendojmë për një sërë projektesh, duke përfshirë hipotezën e krijimit të një sistemi panairi në Tiranë, në bashkëpunim me atë italian, për të promovuar prodhimet tona në Ballkan. Kështu u shpreh ministry italian i bujqësise Francesco Lollobrigida në Komitetin e Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri që u zhvillua më 27 shtator në Farnesinë “Ne besojmë në rolin e Shqipërisë si një komb qendror i asaj zone, në një vizion që parashikon edhe çështjet kritike të zinxhirëve ushqimorë të cilët kanë rezultuar të jenë një nga faktorët që ndikojnë në ekonomi”tha ai. Më pas ministri nënvizoi synimin për realizimin e punës së përbashkët në kërkime dhe trajnime përmes instituteve bujqësore dhe hoteliere. Përsa i përket mbrojtjes së markave, ministri ka vënë në dispozicion Inspektoratin e Kontrollit të Cilësisë dhe Represionit të Mashtrimit Agroushqimor për të instruktuar stafin shqiptar dhe për të mbrojtur, gjithashtu në një perspektivë të ardhshme, parimin e cilësisë së produktit dhe për të krijuar një rrjet solid mbrojtës nga çdo lloj falsifikimi dhe tingëllimi italian. Gjatë Komitetit të Përbashkët Ekonomik Itali-Shqipëri, ministri pati mundësinë të takojë homologen e re të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj.