Pas debateve në media mbi cilësinë e funskionimit të Urdhërit të Veterinerit, presidenti I këtij urdhëri ka publikuar në facebook një listë me problematikat që shoqërojnë këtë institucion. Në postimin e tij, Ymer Elezi, shprehet për një sërë problematikash ku ka renditur 32 të tilla. Me herët veterinerët kanë filluar aksionin e mbledhjes së firmave për të knudërshtuar disa nga këto vendime.
Bioneës publikon listëne 32 shqetësimeve të ngritura nga presidenti I urdhërit, si dhe dokumetnin që po qarkullon për mbledhjen e firmave.
- Rivlerësimi i nivelit të pagës për profesionin e mjekut veterianar, mbështetur kjo në kontributet e tij në zhvillimin e ekonomisë kombëtare si dhe klasifikimin e këtij profesioni me risk të lartë për shkak të ekspozimit ndaj infeksioneve në kafshë dhe zoonozave veterinare në mbrojtje të shëndetit publik veterinar, gjatë ushtrimit të detyrës,
- Dhënie pagese për punë jashtë orarit dhe në ditë pushimi direkt në bordero për të gjithë trupën veterinare, bazuar kjo në një studim të saktë të gjendjes reale të terrenit,
- Mbulimi me dieta dhe në natyrë me karburante, për shkak të mungesës së flotës së transportit në këto strukura, ashtu si kolegët e tyre të AKU, bazuar kjo në një studim të gjendjes reale të terrenit,
- Mbeshtetje e Sherbimit Veterinar në qark me flotë transporti, e cila do të sjellë rritjen e rendimentit të punës dhe kryrje më mire të detyrave, si në kushte normaliteti por edhe në situata emergjence, kërkesa të domosdoshme këto për përafrimin e standardeve dhe me institucionet e tjera të vendit si: AKU, por dhe me ato të vendeve të tjera, përreth nesh dhe me gjere,
- Lejimi i ushtrimit të profesionit privat nga veterinerët e shërbimit, aktivitet i cili nuk bie ndesh me Kodin e Punës, pasi detyrat e parashkruara në kontratën e tyre të punës nuk janë në konflikt interesi me aktivitetin që ata mund të ushtrojnë si: mjekime dhe intervenime të tjera veterinare, veprim ky që do ishte në funksion të rritjes të të ardhurave për ta, dhe ofrimit të mjaft shërbimeve të tjera të munguara në ferma blegtorale, për shkak të mungesë së veterinereve privat në terren.
- Në kushtet e rënies së numrit të veterinarëve në profesion të lirë, është e nevojshme:
✓ Aktivizimi i mjekëve veterinarë në pension, bazuar kjo në mundësitë fizike dhe dëshirën e tyre për të punuar si dhe të lehtësive fiskale të miratuara së fundi nga parlamenti shqiptar, të cilët mund të ofrojnë shërbime në fermat blegtorale, kryesisht në zona rurale,
✓ Futja në sistem e teknikëve veterinarë, bazuar në formim teorik dhe kualifikimin e tyre profesional, të prezantuara në programet e shkollave të mesme veterinare,
- Ndërmarrja e një studimi mbi raportin në nivel kombëtar: veterinerë/subjekte veterinare, për shkak se pas marrjes në administrim të thertoreve dhe kontrollit të mishit, ky aktivitet zë rreth 40% të volumit të punës veterinare, duke krijuar vështirësi për realizimin e objektivave të tjera të kontrollit si: fermat blektorale, farmacitë, depot, klinikat&spitalet veterinare, kafshët e gjalla të importit, lëvizja e kafsheve&tregjet si dhe mjaft probleme të tjera të emergjencave, të cilat janë të shumta dhe përgjegjësi të lartë.
- Ndërmarrja e një studimi për krijimin e një strukture të veçantë për inspektimin e mishit nga një trupë e veçantë, referuar kjo edhe në përvojën e disa vendeve të tjera, ku kontrollin e mishit e kryejnë inspektorë pa arsimim universitar, por të trajnuar deri në 2 vjet për problemet e mishit.
Në kushtet të vendit tonë “trupa e inspektimit mund të krijohej me teknikë dhe menaxherë veterinarë”, ku nga rreth 550 vetë në nivel kombëtar, rreth 300 prej tyre operojnë në tregun e punës veterinare, të njohur si profesion dhe nga ligji i shërbimit veterinar. Kjo trupë pasi të kalojë në një trajnim të plotë dhe serioz për inspektimin e mishit, t’i japet statusi: inspektim teknik rutinë të mishit nomal dhe pa anomali, ndërkohë që mbikëqyrja teknike e tyre të bëhet nga veterineri zyrtar dhe kur ka raste të paqarta ose të vështira, përgjegjësia dhe vendimmarrja kalon tek veterineri zyrtar.
- Ngritja e Sistemit të Farmako-Vigjilencës, bazuar në nenin 102, të ligjit nr. 10465/2011:”Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 34 pika 1, të ligjit 70/2020: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 465/2011, “Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ku do të gjente zbatim realizimi i sistemit të gjurmueshmërisë në të gjithë zinxhirin e lëvizjes së PMV-ve, nga importuesit/prodhuesit vendas deri tek kafshët e trajtuara në fermë, të lidhura këto me transparencën dhe sigurinë e PMV-ve, regjistrimi dhe certifikimi nga KSHM, ruajtja, menaxhimi, tregtimi me recete veterinare nga farmacitë veterinare si dhe pasqyrimi i të dhënave në regjistrin e mjekimit, koha e pezullimit, efektetet anësore, kampionimi por dhe si një instrument i rëndësishëm edhe për kontrollin dhe menaxhimin e mbetjeve në kafshë dhe produkte me origjinë shtazore, etj.
- Hartimi i një Udhë-Rrefyesi, apo Guide për Mbetjet, si një kontribut i të gjitha institucioneve, veterinare, kërkimore-shkencore dhe akademike, një instrument mjaft i nevojshme për mjekët veterinarë zyrtarë, profesion të lirë, improtuesit/prodhesit, farmacitë veterinare, por edhe fermerët, ku do të standardizoheshin procedurat ligjore, profesionale dhe teknike, për secilin subjekt gjatë veprimtarisë së tij, do të unifikohej formati dokumantar për hetim dhe raportim, si dhe do të sensibilizohej cdo fermer mbi legjislacionin kombëtar e rregulloret e BE.
- Mbështetje për zbatim të një moduli trainimi me mjekët veterinarë zyrtarë dhe privatë, për rritjen e performacës së tyre, të dedikuar në fushën e mbetjeve veterinare, me fokus njohjen e akteve ligjore dhe nënligjore kombëtare dhe të BE mbi mbetjet, njohuri më të thelluara për disa koncepte bazë të domosdoshme për vlerësimin e riskut, njohja dhe zbatimi i MRL-ve, procedurat e hetimit, sistemi i gjurmëshmërisë, masat manaxhuese, bazuar në Kodexin Alimentar.
- Hartimi i një Dokumentacioni Unik Veterinar , bazuar në nenin 51, pika 5, të ligjit nr. 70/2020, për unifikimin e të gjithë veprimtarisë së Shërbimit Veterinar në nivel kombëtar
- Hartimi i një Akti Nënligjor, për formalizimi i rreth 550 Teknikeve veterinerë, të cilët punojne informalë në tregun e punës veterinare, dhe janë jashtë çdo standardi dhe kontrolli institucional dhe ligjor, bazuar kjo ne nenin 5, pika 10, të ligjit nr. 70/2020,
- Hartimi dhe miratimi i Regjistrit Kombtar, të objekteve dhe të mjeteve transportuese, garantimin e lëvizjes e të gjurmueshmërisë së ngarkesave të kafshëve, produkteve embrionale dhe produkteve me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor; bazuar kjo në nenin 2, germa b), të ligjit nr.70/2020,
- Hartimi i një Guide Profesionale për zbatimin e masave të BIOSIGURISË, për reduktimin e rrezikut të hyrjes, të zhvillimit ose përhapjes së sëmundjeve te kafshët në fermë dhe/ose objekt, zonat ose çdo ambient tjetër dhe mjetet e transportit, bazuar në neni 8, pika 3, të ligjit nr. 70/2020,,
- Hartimi dhe miratimi i Rregullores për lëvizjen e kafshëve të egra, brenda dhe jashtë territorit të Republikën së Shqipërisë, bazuar në neni 28, pika 3, të ligjit nr. 70/2020,
- Hartimi dhe miratimi i një Guide, midis AKVMB dhe AKU për kontrollin zyrtar të ushqimeve për konsum human dhe ushqimeve për kafshë, gjatë kryerjes së procesit të gjurmimit, përgjatë të gjithë zinxhirit ushqimor të produkteve ushqimore me origjinë shtazore, të rasteve jokonforme ose të dyshimta, të evidentuara gjatë kryerjes së aktivitetit të tij të përcaktuar me ligj, bazuar në neni 50, pika 2, të ligjit nr. 70/2020,
- Riformulimi dhe miratimi i Protokoll-Kontrollit Veterinar për: Ferma Gjedhi, T’imta, Derra, Shpendari, Kermijë, Zogj/Kafshë Egzotike, (të munguara deri tani),
- Hartimi dhe miratimi i Rregullores për Klinikat dhe Spitalet Veterinare, Tregtim Zogj/ Kafshe Egzotike
- Rishikimi dhe përmirësimi i sistemit “Ruda” për akses kombëtar, në mënyrë që kryerja e veprimeve operacionale në date baze-n e një qarku, mos të mbetet vetëm brenda qarkut, sic është aktualisht, por ato të reflektohen edhe në nivel kombëtar, duke krijuar kështu akses për shkëmbim të plotë e të shpejtë informacioni midis qarqeve, shmangien e fiktivitit të fondit të krereve në sistem në raport me terrenin, njohjen me zbatimin e masave të profilaktisë veterinare me buxhetim, si dhe parashikimin më të plotë e të saktë të prognozës së prodhimeve me origjinë shtazore në nivel kombëtar.
- Rishikimi i mundësisë për vendosja e një Serveri Unik Qendror, ku të përshihen të dhenat e gjitha intuticioneve: AKVMB- AKU-ISUV-PIK, SHP(zonozat), një zgjidhje kjo shume efektive, që do të rriste aksesin për informacion mbi OBU, kafshët e fermave dhe të importit, prodhimet shtazore, si dhe sigurimi i shpejt i të dhenave mbi rezultatet e mostrave, semundjet zoonotike, si dhe nje sëri ceshtjesh jetike për sherbimin veterinar.
- Venia nën kontroll të importit të medikamenteve veterinare, nëpërmjet vendosjes se pulës idnetifikuese, analoge me Produktet Mjekësore Humane, si dhe tregtimi i tyre, me recete veterinare, aktualisht e dalë në treg, por e nevojshme sipas kërkesave të rregullores së PMV për mbylljen e ciklit të gjurmimit dhe kontrollit te mbetjeve parandalimin e abuzimve dhe të rrezikut të antibiotiko-resistences,
- Mbështetje me suport financiar për organizimin e trainimeve profesionale të nevojshme, ku përparësi sot mbetet organizimi i trajimit teoriko-paktik i veterinereve zyrtar që do të kryejnë inspektimin e mishit, si dhe pajisja e tyre me instrumentat e nevojshme veterinare, bazuar kjo në medodikën e punës në thertore,
- Meqë në disa raste kontrollet zyrtare dhe intervenimet veterinare nuk janë të plota dhe formale, kjo për shkak të kufizimeve të Protokoll-Kontrolleve dhe mungesës së pajisjeve dhe instrumentave profesionalë, prandaj gradualisht të kalohet në zbatimin e Procedurave Operacionale Standarte (SOP), ku objekt kontrolli të jenë vetëm ato porcese me risk më të lartë për shendetin e kafsheve dhe jo problemet rutinë të dorës së dytë, që nuk paraqisin risk për to. Ndërkohë, bazuar në strukturën e Kontrollit Zyrtar ku: Aspektet Profesionale zënë rreth 70% dhe Aspektet Ligjore zënë rreth 30% dhe që kontrolli zyrtar në aspektet profesional të mos bëhet vetem me vetdeklarim, si deri më sot, pa testuar asnjë tregues teknik veterinare, është e nevojshme, qe Veterineri Zyrtar: të pajiset me instrumenta testimi dhe pajisje intervenimi, ku më kryesoret janë: pajisjet për kryrjen e autopsise, marrjen e kamioneve si dhe dedektorë për testime mikrobiologjike, të higjienës së punonjsve, të inventarit të punës, të ujit dhe ajrit etj.
- Mbështetje nga MBZHR për botimin “Revista Mjekësia Veterinare Shqiptare”, si e vetmja revistë tekniko-profesionale dhe shkencore e domosdoshme në tregun e punës për mjekët veterinarë, që deri tani realizoje botimin dy mumrave por për mungese fondesh u ndrepre
- Dhënia urdhërit e aktiviteteve veterinar të ligjshme, sic mund të ishte prodhimi, administrimi dhe shpërndarja e dokumentacionit veterinar dhe materialeve për matrikullimin e kafshëve, si dhe përshirja e tij në projekte e donacione të tjera, që ministria ja delegon të tretëve, me qëllim që edhe ky institucion, bazuar në nenin 20, pika 2, germa ç, të ligj 113/2015:”Për Urdhrin të Mjekut Veterinar”, të krijojë burime financimi të qëndrueshme nga “çdo e ardhur tjetër e ligjshme, e siguruar gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij”,
- Përfshirja e Urdhrit, si partner me institucionin tuaj, në grupe të përbashkëta pune për hartimin, diskutimin si dhe dhënien e opsioneve të tij për ceshtje dhe probleme me interes të përbashkët për shërbimin dhe mjekët veterinerë, zyrtarë dhe privatë.
- Rishikimi me përparësi i problemeve të Riprodhimit, bazuar në nenin 29, Ligj 10465/2011:“Për Shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë” dhe rishikimi i ligjit; “Për Mbarështimin e Blegtorisë”, si një nga ceshtjet baze për shtimin e numrit të krerëve, përmirësimin racor, dhe kontrollit të materialit biologjik rracor.
- Hartimi i Metodikës për Vlerësimin e Riskut të Fermave /Operatorëve të tjera blegtoralë dhe mbi këtë bazë hartimi i Planit të Kontrollit Veterinar dhe Marrja e Mostrave sipas nivelit të Riskut,
- Korespondecë shkresore 5 vjecare me Ministrinë e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë për miratimin e procedurave dhe ndertimin e Portalit për kryerjen e Provimit të Shtetit, siaps kërkesave të ligjit 10171/2009 “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë
- Hartimi dhe miratimi nga MBZHR dhe MASR i Projekt-Rregullores: “Për Kryerjen e Praktikës Profesionale për Profesionin: Mjek Veterinar në Republikën e Shqipërisë”.
- Gjatë periudhës 2020-2022 edhe pse në kushte kufizimi dhe pamundësie grumbullimi për shkak të pandemisë Covit-19 janë organizuar 74 trajime gjithsej, nga të cilat:36 trajnime në vijimësi sipas Programit të Edukimit dhe 38 trajnime në specialitet, me 20 tema veterinare gjithsej.