Banorët e Hekalit në Mallakastër janë mbledhur serish paraditen e sotme ne nje proteste ku jane shprehur të vendosur për të mos lejuar zbatimin e projektit që do të rikonstruktojë aksin drejt Bylisit e kjo për faktin se jo vetëm punimet, por edhe zgjerimi i rrugës, dëmton varrezat.
(6) U shkatërrohen varrezat, banorët protestojnë kundër projektit të rrugës drejt Bylisit – YouTube
Banorët janë shprehur plot zemerim se zgjerimini rruges prej 1 meter qe u eshte ofruar si zgjidhje se fundi, demton varrezat dhe kete nuk do ta lejojne kurrsesi. Ky është aksi që lidh Mallakastrën me pikën turistike të Bylisit, e zgjerimi i rrugës sipas projektit ne fjale do të sillte si domosdoshmëri prishjen e qivureve që ndodhen pranë rrugës, fakt që i detyroi banorët e zones qe dy muaj me pare te kundershtojne fuqishem zbatimin e ketij projekti nderkohe qe kundershtimi i tyre beri te mundur moslejimin e punimeve ne pjesen e varrezave shumevjecare te fshatit. Perballe kesaj situate ata kerkojne njezeri pezullimin e punimeve ne gjatesine prej 200 metra ku shtrihen varrezat dhe devijimin e rruges.