Nevoja për përdorimin e misrit sidomos për blegtorinë është një faktor që e detyron fermerin shqiptar që të mbjellë dhe të sigurojë nevojat me këtë prodhim. Shprehet kështu Konstandin Hajkola, specialist i qendrës së transferimit te teknologjive bujqësore në Shkodër. Ai thotë se prodhimi i farës së misrit ka të bëjë me aspektin industrial dhe ka pjesën e përpunimit, ku një sistem i tillë përpunimi nuk ekziston në vendin tonë, prandaj disa kompani të vogla po tentojnë për të ringritur indrustrinë e farës…
Deklaratat u bënë gjatë një aktiviteti të zhvilluar në “Ditën Fushore të Misrit”, pranë bazës eksperimentale të qendrës së transferimit të teknologjive bujqësore në Shkodër.
(6) Bagëtitë duan ushqim për dimër, fermerët i turren mbjelljes së misrit – YouTube