Banorët e fshatit Berishë për të disatën here protestuan këtë fundjavë peër arrestimin e kryebashkiakut teë Fushe Arrezit Fran Tuci I cili u arrestua nga SPAK nën akuzen e “ te detyres dhe shkaktimit te dëmit” për dëmtimin e një zone pyjore, gjë për të cilën banorët thonë se nuk është e vërteët.
Ata shprehen se rruga ishte ekzistuese që në kohën e diktaturës të cilën e kishte hapur gjeologjia dhe se gjithë traseja nuk kalon në pyje të larte sic pretendohet edhe për përllogaritjen e dëmit.
Banoret e fshatiti më të thellë të veriut shqiptar akuzojne një kompani private për shfrytëzimin ekromit se ka bllokuar rrugën, qe lidh ato me qendren e njesise administrative Iballe, teksa apelojnë shtetit të inspektojë aktivitetin e kësaj kompanie, e cila edhe pse ka shkaktuar dëme sipas tyre, askush nuk merret me të.
Banoret apelojnë për lirimin e ish kryebashkiakut teksa shprehen se ndjehen në faj per lutjen që i ben atij për pastrimin e rrugës me forcat e veta.
Fshati Berishë është 4 ore larg nga qyteti I Fushë Arrezit. Gjate dimrit zona bllokohet me muaj e si pasojë e rrugës ekzistuese tashmë zgjeruar kanë humbur 11 jetë në në vite.