Rritja e çmimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij ka sjellë që aktorët e tregut të dalin në deklatarë. 8 kompani të përfaqësuara shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit janë shprehur se informaliteti në ktë industry ka sjellë edhe deformiemt në treg që po paguhen nga konsumatorët më çmime të kripura. Në dekalratë janë renditur arsyet:
- Asnjë nga kompanitë anëtare të shoqatës sonë nuk ka ndryshuar apo rritur çmimet produktet me qumësht lope, të cilat përbëjnë 92-95% të produkteve që gjenden d tregtohen në raftet e marketeve dhe supermarketeve. Pra, lajmi i qarkulluar në media ditët e fundit se do të ketë rritje të çmimeve për produktet me qumësht lope është i pavërt dhe
- Është vetëm 1 kompani, që është anëtare e shoqatës sonë, e cila ka lajmëruar për rritje çmimeve, VETËM për produktet me qumësht dele dhe dhie. Theksojmë që është VETËM 1 kompani dhe është VETËM për produktet me qumësht dele dhe Edhe kjo kompani e gjendur në një situatë shumë të vështirë të kostove të operimit, është ndikuar nga kostot e shtuara në grumbullimin dhe përpunimin e lendës së parë për qumështin e deles dhe dhisë. Konkretisht, në analizën financiare që kjo kompani ka bërë sqaron se:
- Qumështi i të imtave po blihet sot nga blegtorët mbi 50% më shumë se para 1
- Qumështi i të imtave është sezonal dhe kjo bën që të ketë çmim të lartë gjatë periudhës së prodhimit të tij, sepse nuk është disponibël në muaj të tjerë.
- Sasia e prodhuar e qumështit të të imtave është në rënie nga viti i kaluar, kjo e konfirmuar dhe nga statistikat e INSTAT, sepse ka rënë numri i krereve të deleve dhe dhive që mbarështrohen në vendin tonë.
- Duke qenë se asnjë nga kompanitë e tjera nuk do të kenë ndryshim të çmimeve të produkteve të tyre, qartazi vërtetohet se nuk ka asnjë dakordësi apo marrëveshje për çmimet në sektorin e përpunimit të qumështit. Ky është një treg i lirë dhe asnjë operator nuk ka mundësi të vendosi për çmimet. Nuk jemi në një treg të kontrolluar apo monopol pasi aktualisht importi po zë vend gjithmonë e më shumë në raftet e supermarkete shqiptare. Është e drejta e çdo operatori prodhues apo tregtari të ofrojë produktet dhe çmimet e tij, nga ana tjetër është konsumatori ai që zgjedhë në një ofertë të larmishme jo me pak se 300 oferta produktesh. Duhet të mbahet në konsideratë në çdo analizë që bëjmë, se në tregun dhe sektorin e përpunimit të qumështit:
- operojnë mbi 300 operatorë të ndryshëm brenda vendit
- Informaliteti është në shifra jashtëzakonisht shumë të larta
- Mbi 40% e tregut dominohet nga produkte të importit
- Është klienti pastaj ai që zgjedh se produktet e cilës kompani vendase të prodhi apo importuesi do të blejë për të
- Përfitojmë nga rasti që të ndërgjegjësojmë të gjitha instancat shtetërore dhe aktorët kryesorë të fushës për rritjen e sigurisë ushqimore në sektorin e qumështit dhe mbi të gjithë eleminimin e fenomenit të qumështit të rrugës dhe përpunuesve informal të qumështit. Konkretisht bazuar edhe në shifrat e INSTAT në vendin tonë sasia e prodhuar e qumështit është 1,01 milion tonë, ndërsa sasia e grumbulluar është vetëm 115 mijë ton. Pra:
- VETËM 11% e sasisë së qumështit të prodhuar në vend rezulton të kalojë nëpërmjet një procesi kontrolli, përpunimi dhe paketimi të standardizuar në sektorin përpunimit të qumështit
- Pjesa tjetër prej 89% është totalisht ekonomi informale në sektorin e qumështit.
- 30% e kësaj sasie përdoret për konsum vetjak;
- ndërsa 70% e kësaj sasie përpunohet në informalitet dhe jashtë çdo l standardi nga njësi përpunimi dhe baxho të
Në mënyrë që shqiptarët të ushqehen me qumësht dhe nënprodukte të tij të kontrolluara dhe përpunuara sipas standardeve të lejuara të ushqimit, është e domosdoshme ndërhyrja e menjëhershme në këtë sektor, për të bërë të të mundur formalizimin dhe standardizimin e të gjithë baxhove dhe njësive të përpunimit të qumështit në vendin tonë. Fokusi i industrisë së përpunimit të qumështit është prodhimi i fermerit shqiptar, prandaj kërkojmë që të gjitha masat fiskale dhe tatimore dhe mbështetja nëpërmjet subvencioneve të orientohen në nxitjen e prodhimit blegtorëve shqiptar dhe rritjes së cilësisë së qumështit të prodhuar dhe përpunuar.