Edhe pse Agjencia Kombëtare e Mjedisit shfuqizoi lejen mjedisore firmës Byberi për ngritjen e një fabrike asfalto betonit në fshatin Dushaj të Tropojës, firma ka sfiduar qeverinë dhe banorët duke rinisur punimet një vit pas këtij zhvillimi.
Dokumenti mbi shfuqizimin e lejes
Bionews siguron pamjet e firmës që punon normalisht dhe e pashqetësuar, ndërsa banorët kanë paralajmëruar të mërkurën proteste.
Një vit më parë banorët e fshatit Dushaj në Tropojën kanë dalë në protestë kundër ngritjes së kësaj fabrike asfalto betoni..Banorët thonë që fabrika që do ngrihet, ndodhet vetëm 200 metër larg ujësjellësit.Fabrika parashikohet të ngrihet shumë pranë gjimnazit “Matosh Uka”, duke rrezikuar kështu shëndetin e nxënësve.