Banorët e tre fshatrave në Bulqizë janë ngritur në protestë në mbrojtje të pyjeve.Ata kundërshtuan punimet që po zhvillohen nga një firmë me argumentin se po dëmton kurorën e gjelbër të kësaj zone.Banorët e cilësuan ndërhyrjen e firmës si të paligjshme pasi askush nuk e di se përse po hapet rruga në masivin pyjor të kësaj zone. Banorët u shprehën tejet të vendosur për të vijuar protestën ndërsa kërkuan nga ana e autoriteteve që të ndërhyjnë dhe të pezullojnë punimet.