Gazetari Edison Myrteza, Pekin
136 tipe farash duke përfshirë misër, perime vegjetale, lule dhe mikroorganizma do të vendosen ne bordin e anijes kozmike Shenzhou-16, duke nisur udhëtimin e mbjelljes së tyre në hapësirë. Këto fara do të ndihmojnë në zhvillimin e teknologjisë dhe agrikulturës për sigurinë e ushqimit.
Farat janë përzgjedhur nëpërmjet aplikimit katër mujor dhe procesit të rikontrollimit dhe janë përzgjedhur nga 53 institucione në të gjithë vendin. Projekti është pjesë e natyrës publike dhe nuk përfshin asnjë tarifë mbledhjeje.
“Kanë kaluar 36 vjet që kur Kina ka nisur projektin e mbarështimit të farërave në vitin 1987. Mbi 1000 specie të reja farërash janë krijuar nga të cilat mbi 200 prej tyre kanë shfaqur performanca”, sipas medias vendase.
Mbarështimi i farërave në hapësirë përdor rezatimin kozmik për t’u ndryshuar genet e farërave të dërguara në hapësirë, në mënyrë krijimin e specieve të reja për variete të reja.
“Shalqinj dhe speca hapësire”, gjenden në supermarkete të ndryshme nëpër Kinë dhe që kanë patur varietenë e mbarështimit në hapësirë. Kina renditet e para në botë për numrin e kultivimin të varieteteve për aplikimin dhe zhvillimin e mbarështimit të farërave në hapësirë.
Zona e kultivimit për gruroret, perimet, frutat dhe produktet e tjera të prodhuara në hapësirë ka kaluar 4 milion hektarë dhe ka nisur përfitimin e 30.51 miliard dollarëve. Farërat kanë nevojë për zhvillim të mëtejshëm sidomos në mbrojtjen e sëmundjeve rezistente nëpërmjet metodave të mbarështimit konvencional në hapësirë.
Mbarështimi i farërave ka nevojë për ekspozimin e tyre në rezatimin kozmik dhe mikrogravitetin gjatë misionit fluturues për të ndryshuar gjenet e tyre. Mbarështimi i farërave në hapësirë nga Kina reflekton edhe zhvillimin e teknologjisë hapësinore.
“Janë vetëm disa vende në botë me teknologji të matur hapësinore, dhe niveli i zhvillimit të farërave në hapësirë i kinës është teknologji e klasit të parë”, deklarojnë studiuesit kinezë.