Prej 7 vitesh varrezat publike të fshatit Belishovë në bashkinë e Mallakastres dëmtohen sistematikisht nga persona ende të paidentifikuar duke u kthyer në problem shqetësuës për banoret e zonës.
Banorët tregojnë për mikrofonin e Fax News se në periudha të ndryshmë kohore fotografitë dhe qivuret e te ndjerëve thyhen e dëmtohen , ndërsa theksojnë se problemin e kanë denoncuar në polici e madje cështja e tyre ka përfunduar deri në prokurori, por vijon të mbetet e pazgjidhur.
Banorët tregojnë se më shume se 50% e varreve janë dëmtuar teksa theksojnë se dëmi shpirtëror është i papërfillshëm kundrejt atij shpirteror. Perballë kësaj situatë ata apelojnë njëzëri zgjidhje te këtij problemi shumëvjecar.