Grupi 490 i kompanisë Albpetrol në Zharrëz të bashkisë Patos është një ndër ndotësit kryesorë të ambientit duke u kthyer në shqetësimin më madhor për banorët e zonës.
Ata tregojnë se kjo është një ndotje shumëvjecare ku pervec mbetjeve historike ka dhe mbetje te freskëta. Sipas banorëve që jetojnë pranë këtij grupi nafte , me këtë ndotje bashkëjetojnë prej vitesh ndërkohë që ankesave të tyre të vazhdueshme nuk u pergjigjet askush.
Eksperti: Ndotja me hidrokabure në Zharrës shkaktoi Brenda 2 muajve, 12 vdekje
Për ambientalistin Qani Rredhi kjo katastrofë mjedisore e cila bëhet edhe më problematike gjatë stinës së verës është si pasoje e papërgjegjshmerisë ndër vite e kompanisë Albpetrol ndërkohë qe ka theksuar faktin se ndotja ka qene shkaktari kryesor i 12 vdekjeve vetëm brenda dy muajve.
Grupi 490 eshte nje nder 6 pikat e nxehta ndotese ne zone , duke u kthyer ne shqetesimin me te madh te banorëve dhe nje nder ndotesit kryesore te tokes, ujit e ajrit. Perballe kesaj situate banoret po braktisin nga dita ne dite banesat e tyre nderkohe qe banoret qe kane mbetur pohojnë se per shkak te pamundesise financiare vijojne te durojne kete ndotje alarmante.
GAZETARE MARSELA TOPI