Braktisja e vendit dhe aq më teper e zonave rurale është kthyer një fenomen tepËr shqetësues. I tillë është edhe fshati Dhoksat ne Gjirokaster ku 70 % e popullsisë janë larguar duke iu drejtuar emigracionit për shkak te pamundësisë se punesimit dhe ekonomisë . Dikur në këtë zone rurale banonin rreth 150 familje e ndërsa sot vetem 30 , ku kanë ngelur vetem moshat e treta të cilët shprehen se fëmijet jane larguar ,jetojnë të vetëm dhe meren me bujqësi apo dhe blegtori për të mbijetuar.
Dhoksati ishte i perfshirë edhe ne projektin e “100 fshatrave” nga qeveria shqiptare, por përvec investimit në rrugë asnjë e ardhur tjetër financiare nuk ka shkuar ne drejtim te tij.