Promovimi i konsumimit të specieve invazive me qëllim kontrollin e popullatave të tyre dhe eleminim e efekteve negative në mjedisin ujor, ëshë organizuar Festa e gaforres blu në Orikum.
Qëllimi mbetet rritja e konsumit të një specie të tillë që vitet e fundit është shtuar ndjeshëm në gjirin e Vlorës. Fsta e gaforres blu , organizuar për të katërtin vit rradhazi ka edhe synimin të kthehet në traditë në Orikum. Aktiviteti dhe festa e gaforres blu ka bërë bashkë edhe komunitetin e zonës , bizneset dhe peshkatarët duke sjellë edhe gatime tradicionale të zonës me produktin kryesor gaforen blu. Saimir Brahimi nga njësia administrative Orikum ka theksuar se qëllimi është pikërisht ky, kjo festë te kthehet traditë. Mesazhet që percillen jane shumë të rendesishme sipas Nexhip Hysolakoj nga zonat e mbrojtura. Duke rritur konsumin e gafores mbrojmë mjedisin ujor, por edhe rrisim gastronominë.
Kjo specie ndihmon edhe edhe peshkatarët e zones pasi gaforja blu ka sjellë afrimim e specieve të tjera të rralla.