Këputet në rrethana të paqarta për të disatën herë përcjellësi i linjës së tensionit të lartë në Bradashesh të Elbasanit.Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por dëmet materiale në elektroshtëpiake janë të konsiderueshme.Këputja e përcjellësit ka shkaktuar panik dhe frikë tek banorët pasi është shoqëruar me tym dhe flakë.Banorët ankohen se këputja e përcjellësit u ka djegur elektroshtëpiaket, ndaj kërkojnë dëmshpërblim. Sipas tyre kjo është hera e tretë që këputen përcjellës në këtë zonë, ku eposodi i fundit u regjistrua vetëm pasditen e djeshme.Paraprakisht dyshohet se shkak për këputjen e përcjellësit mund të jetë amortizimi dhe moti i nxehtë.Drejtoria e OST-së njoftoi se fidrat 6 dhe 13 në Gracen janë të ç’kyçur dhe do të tokëzohen për çështje sigurie, me qëllim riparimin e përcjellësit të këputur nga ana 110 kw.