Këtë vit kultura e grurit është ndeshur me shumë sfida për shkak të kushteve klimaterike dhe çmimeve të larta të naftës, plehrave kimikë dhe farës së grurit.Një ndër problematikat që fermerët ankohen është prodhimi i ulët e jo cilësor dhe kostoja e madhe. Një problem tjetër që ndeshen fermerët këtë vit është çmimi shumë i ulët në treg, e një treg i tillë nuk egziston në Kukës. Fermerët thonë se janë të detyruar ta tregtojnë në Kosovë ose rrethet e tjeta prodhimin e pakët të grurit.Fusha e Shtiqnit ka sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore në qarkun e Kukësit, fushë e cila ka 1110 hektarë tokë bujqësore. Aktualisht është kultivuar vetëm 1/10 e kësaj sipërfaqe me grurë, pjesa tjetër është braktisur ose mbjell me jonxhë, pohojnë vet fermerët.