Dëme të mëdha në prodhim u janë shkaktuar fermerëve në shumë zona në qarkun e Beratit.Kjo ka ardhur si pasojë e shirave e breshërit të rënë gjatë muajit Qershor dhe më pas ngritjes së menjëhershme të temperaturave.Më të dëmtuarit nga këto faktorë atmosferikë janë fermerët e fshatrave Kozare e Perondi në qytetin e Kuçovës dhe fermerët e fshatit Vodicë në bashkinë e Poliçanit.Këtyre fermerëve u janë dëmtuar totalisht të mbjellat në tokat byjqësore,madje edhe jonxha për bagëtitë këtë vit është prishur e gjitha në ara.Dëme të mëdha ka pasur edhe në pemtari e vreshta,ndërkohë që gruri jo vetëm që u prish në tokë por edhe u nxi nga shiu e breshëri.
https://www.youtube.com/watch?v=BB30W6VYROo
Pas korrjes së grurit fermerët e shumë fshatrave janë zhgënjyer këtë vit me prodhimin që kanë marrë i cili ka qënë i përghysmuar,aq sa disa prej tyre nuk kanë arritur as të prodhojnë për të mbuluar nevojat e tyre familjare.
Fermerët pohojnë se gruri u prish në arë këtë vit,prodhimi u përgjysmua dhe ai prodhim që u korr ishte me dëmtime serioze,duke bërë që buka të dali e zezë. Fermerët shprehen se këtë vit ata nuk përballuan dot kostot e shpenzimeve,ndërkohë që mielli që bën nuk u del as për nevojat e tyre familjare.Fermerët shprehen se ata nuk kanë asnjë mbështetje me grante,subvensione apo naftë nga shteti,ndërkohë që pas dëmeve që ju shkaktuan këtë vit nga moti i keq askush nuk ka shkuar në zona për të verifikuar dëmet.Sipas fermerëve,dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në pemtari,sidomos në pemët me ulli,fik e pjeshka,ku këto të fundit nuk kanë mundur të arrijnë dot pjekjen dhe rritjen për shkak të kalbëzimit nga shirat.Shirat dhe breshëri kanë dëmtuar në disa fshatra edhe vreshtarinë dhe fermerët shprehen se asnjë verige rrush nuk ka dalë pa kalbje dhe dëmtime.