Prej disa javësh Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim me AKU-në dhe bashkinë e Beratit kanë ngritur një Task Forcë për kontrollin ushqimor në terren në çdo njësi ushqimore,markete,restorante e bare në qytetin e Beratit.Qëllimet e kontrolleve të Task Forcë kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore,për të siguruar mbarëvajtjen e sesonit turistik në Berat.E pranishme në kontrrollet e ditës së sotme ka qënë edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Frida Krifca,e cila ka deklaruar për mediat se,në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar Ushqimore ka nisur një aksion për kontrrollin e subjekteve të biznesit ushqimor,në mënyrë që të kemi një mbulim të territorit në 12 qarqet, përsa i takon sezonit turistik.Krifca ka deklaruar se kontrollet janë përqëndruar në çdo subjekt që ka të bëjë me sigurimin dhe ofrimin e ushqimit tek konsumatorët tanë, siç janë supermarketet, restorantet apo pikat e tjera të shitjes së ushqimeve. Gjatë javës së fundit,ka thënë Ficka, janë kontrolluar 568 subjekte të ndryshme dhe janë marrë 24 masa administrative me gjobë, ndërkohë që është dhënë paralajmërim për 100 subjekte të tjera.Krifca ka deklaruar se toleranca do të jetë “zero” në çdo subjekt ku konstatohen shkelje që vënë në rrezik jetën e konsumatorëve,nëpërmjet ushqimit.Krifca ka pohuar se aksioni i Task-Forcës do të vijojë edhe në javët në vazhdim në të 12 qarqet e vendit,do të kemi një strukturë të përforcuar edhe në pikat e kontrrollit kufitar për hyrjen e produkteve të importit ashtu sikurse do të vijojmë edhe kontrrollet nga ferma,siç do të vijojnë kontrrollet në Berat edhe në sera,ku do të merren mostra pasi obkektivi i punës sonë është kontrrolli i zinxhirit ushqimor nga ferma në tryezë.Siguria Ushqimore-ka thënë Fricka-është prioriteti themeltar i Minsitrisë së Bujqësisë pasi ne jo vetëm që duam të ruajmë konsumatorin tonë por këtë pasaportë të rëndësishme që është “ushqimi shqiptar” të mos e cënojmë nē asnjë mënyrë.Kryetari i bashkisë Berat,Ervin Demo,ka deklaruar se, Berati këtë vit si asnjë vit tjetër sezoni turistik është nga më të suksesshmit e çdo viti.Duke qënë se Berati po vizitohet nga mijëra turistë-ka thënë Demo-këta turisitë,përtej bukurisë së qytetit,trashëgimisë kulturore,natyrës së mbrekullueshme,agroturizmit dhe sigurisë publike,siguria ushqimore ka një vend shumë të veçantë sepse ne,një nga gjërat që na bën krenar është kuzhina dhe kulinaria që ka Berati.Kur flasim për sezonin turistik,patjetër duke marrë parasysh edhe rritjen e numrit të turistëve që jetojnë e ushqehen këtu-ka thënë Demo-siguria ushqimore është kryesorja.