Fermerët e kultivimit të patates në Kukës po ndeshen me një mori sfidash në këtë sezon, sa që prodhimi i tyre po rrezikohet.Ata thonë se sëmundjet e vrigut (kalbëzimit) nga lagështira e tepërt, krimbi e kafshët e egra po dëmtojnë pataten njohur për kualitetin dhe cilësinë.
Fermerët qëndrojnë roje në parcelat e mbiella me patate për të trembur kafshët e egra, veçanërisht derrin e egër, i cili shkatërron këtë kulturë.Ndërkohë një plagë e rëndë është edhe ikja e të rinjve në emigrim, duke shkretuar fshatrat e Kukësit, e për pasoj duke ulur numrin e sipërfaqes së mbjellë me patate. Ato pak banorë që kanë ngelur në fshatë, janë të moshuar e të pa fuqishëm për aktivitetin e kultivimit të patates.
Patatja e Kukësit është mjaftë e kërkuat në treg, si për varietetin, cilësin e kualitetin. Vitet e fundit sasia e prodhimit të patates në Kukës ka njohur një tkurrje shumë të madhe, sa edhe tregu i qytetit po furnizohet me patate të importuar, çmimi i saj është dyfishuar nga 50 lek para një viti në 100 lek sot.