Një fermer në fshatin Derven të Krujës ankohet se brenda pak ditësh i kanë ngordhur gjithë zogjtë duke i shkaktuar një dëm prej dhjetë milionë lekësh, Ai bën fajtore OSHEE pasi I ka stakuar energjinë duke shkaktuar mosushqyerjen normal të zogjve dhe për pasojë ngordhjen në masë të tyre.
Edhe pse Besnik Zeka ka paguar rregullisht fatura e energjisë, dëmi i shakaktuar është i pajustifikueshem dhe në këto kushte ai kërkon dëmshpërblim nga OSHEE. Madje kërcënon dhe me padi ndaj saj.