Ish ministri i bujqësisë Edmond Panariti ka ftuar biznesmenët të qumështit të dëshmojnë se janë të “ndershëm “ karshi konsumatorëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale Panariti shkruan se duhet të jenë ata që të parandalojnë përdorimin abuziv të qumështit pluhur, madje duke demonstruar para konsumatoreve analiza me metoda të thjeshta.
Komenti i plotë i Panaritit
“Prodhuesit e dhe përpunuesit e ndershëm të qumështit, duhet të jenë të parët që duhet të parandalojnë dhe denoncojnë përdorimin abuziv të qumështit pluhur, vajit të palmës apo shtesave të tjere në përgatitjen e qumështit të freskët.
Kjo i mbron ata edhe nga peshkaqenët e shantazheve dhe të gjobëvënies, që me fake neës janë përpjekur dhe do të përpiqen ti nxjerrin nga tregu.
Qumështi shqiptar ka qenë viktimë edhe më parë i spekulimeve keqdashëse që e ka çuar në prag falimenti.
Mbani parasysh se me krizën e tregjeve, në këto kohë të turbullta që po kalojmë , falsifikimi është kthyer në përmasa të frikshme.
Por mbi të gjitha kjo u bën nder atyre dhe konsolidon besueshmërinë te konsumatori.
Këtë kërkon të dijë edhe qytetari.
Por si i bëhet? Me çfarë ta zbulojnë dhe parandalojnë.
Ka shumë metoda spektrale, kromatografike për këtë qëllim por unë do të ftoja përpunuesit e qumështit dhe laboratorët e tyre të autokontrollit të kryejnë një analizë të shpejtë zbuluese dhe me prag të lartë ndjeshmërie të pranisë abuzive të qumështit pluhur në qumështin e freskët.
Ky është testi me acid phosphomolibdik.. Është një Metodë e shpejtë e lirë e saktë dhe e çertifikuar e cila do tju mbrojë ju dhe konsumatorët nga koha e spekulimit dhe e spekulantëve”