Kërkesa për shërbime kadastrale pranohet vetëm online, nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania. Qeveria miratoi miratoi rregullat për procedurën e trajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, shërbime të cilat që nga dita e djeshme po bëhen online.
Por në Kukës pjesa më e madhe e të intervistuarve kanë hasur probleme në aksesimin e këtij aplikacioni.Ka nga ata që kanë paguar edhe qendrat e internetit për t’u mundësuar aplikimin, duke u rritur edhe koston e shërbimit, por përsëri nuk kanë marrë zgjidhje.Pronarët e tokave bujqësore por edhe qytetarët, që kërkojnë pronësin e pasurisë së tyre , kanë 30 vite që orvaten në dyert e kadastrës së Kukësit.Ka nga ata që kanë humbur shpresat për zgjidhjen e problemit të certifikatës së pronës.Pjesa më e madhe e tokave bujqësore në Bashkinë Kukës janë pa certifikat pronësie, ndonëse banorët kanë zotrojnë tokat e trashëguara nga paraardhësit e tyre, vijojnë të mos i gëzojnë me dokumentacion.