Fshati Dvoran është një ndër fshatrat e zonës së Korçës, i cili njihet në masë për kultivimin e frutikulturës. Ndryshe nga viti që lamë pas ku pati mungesë tregu për qershinë dhe çmimi ishte i papërfillshëm dhe nën kosto për fermerët këtë vit situata paraqitet më e favorshme. Vitin që lamë pas fermerët morën vendime për ti sharruar qershitë dhe një pjesë e lanë frutin në pemë pasi sipas tyre shteti ka qënë inekzistent ndaj fermerëve ku ndihma e vetme ka qënë sibvencioni e naftës të cilën ende nuk kanë mundur ta marrin për shkak të rradhëve të gjata të aplikantëve.
Edhe pse kushtet natyrore e dëmtuan disi qershinë mungesa e saj bëri që çmimi të jetë i mirë thonë fermerët ku fillimisht shkoi me 250 lekë e tani po shkon me 150 lekë për kilogram. Sipas fermerëve tregëtarët janë ata që ulin çmimin në mungesë të kontrollit nga shteti.
Ajo çka është problem në këtë periudhë thonë banorët është gjetja e fuqisë punëtore. Edhe pse me një çmim prej 2000 lekësh të rinj vetëm pensionistët kanë mbetur në fshat kurse të rinjtë kanë emigrurar pasi jetesa është tepër e vështirë.