Fermerët e Suk 1 në Rroskovec dhe kultivuesit e luleshtrydhes në zonën e Frakulles ankohen se prodhimet e tyre te stinës po u kalben në ara dhe po i tregtojnë lirë , për shkak të cmimit të ulët me te cilin ua marrin tregtarët dhe pikat e grumbullimit. Ata pohojnë njëzëri se ata e kane monopolizuar këtë sektor kyc të bujqesisë duke cuar drejt falimentimit fermerët e thjeshtë. Rexhep Cela një prej fermereve ne Suk 1 pohon se në këtë periudhe te vitit, domatja grumbullohet nga pikat e grumbullimit me cmim nën kosto, vetëm 30 leke , dhe tek konsumatori tregtohet me nje cmim teper te larte, 130 leke ose 150 lekë. Sipas tij kjo disbalancë është e padrejte dhe rrënon fermerin. Të njëtjin shqetësim ngrenë dhe kultivuesit e luleshtrydhes në Frakull të cilët pohojnë se janë drejt falimentimit të sigurt përballë konkurencës së pandershme.Fermerët apelojnë për ndërhyrje nga shteti.