Stina e verës ka sjellë përvec temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikëve dhe insekteve.Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin Rajonal në Fier jane paraqitur 10 raste , 4 persona janë pickuar nga merimanga se zezë dhe 6 prej zvarranikëve( gjarperi dhe neperka).
Sipas mjekut toksikolog Lulezim Banushaj në spitalin Rajonal Fier rastet në fjalë kaneë ardhur nga zonat e Cakranit ,Mallakastra, Roskovecit ku fermerët në këtë periudhë janë të ekspozuar për shkak të punëve në bujqësi. Sipas bluzave të bardha të gjithë personat e pickuar nga merimanga dhe zvarranikët i kanë shpëtuar rrezikut nga vdekja.
Mjeku toksikolog ka shpjeguar se në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar.Mjeku toksikolog ka drejtuar këshilla për të gjithë fermerët për të pasur kujdes në punët në bujqësi pasi kjo periudhë me ngrohjen e temperaturave shënon edhe sulmet e zvarranikëve dhe insekteve.