E përmbytur disa herë brenda 2-viteve të fundit dhe e sorollatur në zyrat e bashkisë,67-vjeçarja Esma Kundja bën apel për ndihmë në media. Kundja:-“Jam përmbytyr dhjetëra herë,më janë shkatërruar të mbjellat,shtëpia është e pabanueshme nga lagështira.Në bashki s’ta hap askush derën,do digjem me benzinë para bashkisë”.Banesa dhe oborri i saj janë përmbytur shumë herë gjatë 2-viteve të fundit,duke i shkaktuar dëme të mëdha por askush nga pushteti vendor nuk ka shkuar për ti verifikuar dëmet dhe për ti zgjidhur problemin e përmbytjes,që sipas zonjës së shtëpisë është shkaktuar nga bllokimi i kanalizimeve të ujërave të larta.67-vjeçarja Esma Kundja,e cila jeton e vetme në një banesë private në lagjen “11 Janari” në Kuçovë,deklaron se si pasojë e përmbytjeve të shumta të këtij viti dhe vitit të kaluar asaj i janë dëmtuar të gjitha të mbjellat,ndërkohë që banesa e saj është mbushur e gjitha me lagështirë pasi themelet kanë qëndruar për ditë me radhë nën ujë. Esmaja shprehet se era e lagështirës ndihet në çdo cep brenda banesës,duke e bërë të pamundur jetesën brenda saj,ndërkohë që pohon se për shkak të lagështirës ka pasur edhe probleme të shumta me shëndetit.Sipas saj,shkak për përmbytjet janë bërë bllokimet e kanalizimeve të ujërave të larta pas disa punimeve të kryera nga një komshi i saj para 3-vietësh.Ajo pohon se ka shkuar në çdo zyrë e institucion por askush nuk ja ka hapur derën. “Kam shkuar disa herë në bashkinë e Kuçovës por kryetari smë ka pritur asnjëherë.Shtatë ditë më parë më ra të fikët nga dielli përpara bashkisë së Kuçovës,ku prita me orë të tëra për tê takuar kryetarin.Askush nuk më jep një zgjidhje por më përcjellin nga një zyrë në tjetrën.Dëmet që më janë shkaktuar janë të mëdha por nuk ka ardhur asnjë punonjës i bashkisë ti verifikojë në vend pas çdo përmbytjeje.Skam ku të drejtohem,më ka ngelur vetëm të vras komshijen”-,shprehet e dëshpëruar 67-vjeçarja Esma Kundja.Ajo bën apel në mendia për ndihmë dhe kërcënon se nqs problemi i saj nuk do gjej zgjidhje nga bashkia,ajo do të vetëflijohet duke u djegur me benzinë para bashkisë së qytetit.