“Qershi dhe Dashuri” festa lokale e trevës kodrinore të Elbasanit e cila promovon frutin e qershisë. Për të promovuar qershinë e “famshme”të Godoleshit edhe këtë vit në zonën kodrinore të Elbasanit nuk mungoi festa lokale “Qershi dhe Dashuri”. Ndonëse ky vit nuk ka rezultuar shumë i mbarë për kulturat bujqësore, përfshirë dhe qershinë fermerët thonë se cmimi ka qënë i kënaqshëm.
Si asnjëherë tjetër ata kanë mundur ta shesin kilogramin me 300 lekë . Pohojnë se kanë mundur të sigurojnë treg ndonëse janë përballur me ankesat e vazhdueshme të konsumatorit për cmime të larta. Nga ana tjetër fermerët e Elbasanit thonë se sasia e prodhimit këtë vit ka qënë dukshëm më I ulët se vitet e tjera, por cmimi e justifikoi.Përpos banorëve të zonës kanë qënë të shumtë ata qytetarë, eksplorues të natyrës dhe turistë që iu bashkuan festës së qershisë. Kremtimi I festave lokale është duke u shndërruar në traditë nga pushteti lokal në Elbasan për të promovuar dhe zhvilluar turizmin historik, malor, por dhe kulinarinë . Sakaq zona e Godoleshit në Elbasan njihet për përgatitjen e zahireve të dimrit.