Banorët e zonës së Peshtanit në Fier ndihen të rrezikuar nga dhelpra. E shtuar së tepermi gjatë kohëve te fundit kjo kafshë grabitqare ka sjellë dëme në shpendë në shumë familje ,ndërsa banoret kanë treguar se nuk kanë asnjë mundësi për t’a vrarë apo kapur atë. Banorët kanë treguar se dhelpra, në këtë zonë të pyllëzuar, del jo veteëm natën, por edhe gjatë orëve të ditës, ndërsa nuk gjejnë dot asnjë zgjidhje për të shpëtuar prej saj.