Ishte vetëm 16-vjeç kur eksperimentoi për herë të parë në fushën e drurit. Që nga ajo kohë zdrukthtari Josif Muça nga Elbasani zgjohet dhe fle me mendimin për të krijuar elemente druri që përdoren për kuzhinë apo dekorim. Edhe pse 81-vjec nuk ka ndërmend të heqë dorë nga pasioni i tij. Madje kritikon veten për orët e gjata në punë. Mjeshtri i drurit jo vetëm punon në dru, por me karrocen e tij të dorës del çdo ditë në qytet për t’i shitur.Ndonwse iu përkushtua gjithë jetën pasionit të tij duke ndërtuar dhe bazën materiale djemtë fatkeqësisht nuk e trashëguan zanatin. Në vijim 82-vjeçari thotë se zanati asnjëherë nuk të lë pa gjë ndaj i kërkon brezit të ri të mos e anashkalojnë.Dikur punonte materiale të ndryshme druri, por sot mosha e ka kufizuar kryesisht te enët e kuzhinës dhe ato dekorative. Thotë se interesi për materialet që bën është i lartë ndaj bën apel që zanatet të rezistojnë, ndërsa ai vetë do të vazhdojë të punojë deri sa të mundet. Josifi ka punishten e tij në shtëpinë pranë stadiumit të Elbasanit. Ai çdo ditë ngrihet në orën 06:00 të mëngjesit dhe fillon e punon me dru. Gjatë orarit të drekës merr karrocën e tij të dorës dhe del në qytet për ti tregtuar dhe më pas kthehet me fitimin e ditës duke iu kënaqur punës së përditshme, edhe pse tani është i moshuar.