Prej 2 ditësh në qytetin e Durrësit nuk punon Impianti i Trajtimit të Ujërave të Ndotura, i cili ka sjellë edhe një ndotje të lartë mjedisore pasi ujërat e zeza janë bashkuar me ujërat e larta dhe po derdhen në det në zonën e Porto Romanos. Nga vëzhgimi në terren në pompën fundore në të cilën mbledh ujërat e zonës së Shkëmbit të Kavajës, Plazhit, Shkozetit, ish- kënetës dhe qytetit të Durrësit shihet se si ujërat e zeza janë bashkuar me ujërat e larta dhe më pas shkojnë në hidrovor. Deri më tani mësohet se prokuroria ka nisur hetimet për të zbuluar shkaktarin e kësaj katastrofe mjedisore, e deri në përfundimin e hetimeve ujërat derdhen në zonën e Porto Romanos e cila është edhe zonë plazhi. Institucionet nuk kanë bërë asnjë reagim zyrtar për këtë situatë.