Pasditja e djeshme pati një intensitet të lartë të rreshjeve të shiut të cilat u rregjistruan në Bashkinë Korçë. Rreshjet dhe stuhia prekën bujqësinë ku në masën më të madhe grurin. Fshati Turan ishte ndër fshatrat i cili pati dëme të konsiderueshme nga kushtet atmosferike. Kultura e grurit ka pasur sipërfaqe të shtuara kjo edhe pas subvencioneve nga ana e qeverisë me aplikime të shumta nga fermerët. Sipas kryeplakut të fshatit Turan dëmi i shkaktuar nga stuhia mendohet të jetë rreth 50 hektar. Edhe për fermerët e tjerë të zonës kjo situatë u ka shkaktuar dëme monetare dhe të parikuperueshme.
Njëri nga fermerët na tregon edhe shpenzimet në parcelat e tij, shpenzime të cilat ai do i kthente edhe në fitim por sot ai thotë se smund të marrë as 10 % të prodhimit.Edhe në kulturat e tjera bujqësore ka patur dëme, por në sipërfaqe më të vogla , si fasulja ,domatja etj.Sipas fermerëve të Turanit deri tani nuk ka pasur inspektime nga Drejtoria e Bujqësisë. Në të gjitha rastet e shkaterrimeve nga dëmet natyrore në qarkun juglindor nuk ka pasur dëmshperblime nga ana e institucioneve. Sipërfaqe bujqësore të dëmtuara nga stuhia raportohen edhe në fshatrat Ravonik e Goskovë të Bashkisë Korcë.