Tregu i madh i qytetit të Kuçovës,ku përveç veshmbathjeve shiten edhe produkte ushqimore,blegtorale dhe fruta-perime,ndodhet në kushte skandaloze.I gjithë tregu është i mbuluar me qese e llamarrina dhe të gjitha produktet ushqimore shiten mes baltës,pluhurit,mbi qese e mbi kartona dhe pa asnjë kusht higjeno-sanitar,duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.E ndërkohë që bashkia merr rregullisht taksat nga tregtarët,për produktet ushqimore që tregtohen në këto kushet nuk ushtrohet asnjë kontroll.Tregtarët pohojnë se ata kanë vite që tregtojnë në këto kushte,mes baltës e pluhurit,në shi e në të ftohtë gjatë dimrit dhe në vapën përvëluese gjatë verës. Sipas tregtarëve,askush nga pushtetarët vendor nuk ka marrë asnjë masë për ndryshimin e vendit ku zhvillohet ky treg i përditshëm,duke i detyruar ata të investojnë vetë edhe për mbulimin e tregut me qese e lllamarina.
Tregtarët pohojnë se,ndërsa ata paguajnë prej vitesh taksa tregtarët e zonave rurale dynden jashtë e brenda tregut me banake të improvizuar dhe me kartona,duke i konkuruar ata në mënyrë të ndershme.Tregtarët shprehen se,kushtet në të cilat tregtojnë janë shumë të vështira por nuk kanë se ku të ankohen sepse nuk i dëgjon askush.Sipas tyre,pjesa më e madhe e prodhimit prishet dhe kalbet pasi edhe fuqija blerëse ka rënë ndjeshëm dhe ata mezi po ushqehen.Përpos kushteve, qytetarët shprehen se e frekuentojnë këtë treg sepse produktet jane të freskëta dhe me çmime më të lira se në dyqane,edhe pse s’ka asnjë kusht higjenik e sigurie,kryesisht për produktet e qumështit dhe peshkut që tregtohet.