Një ndotje e përmasave alarmante është vënë re në Lagunën e Vainit në Lezhë. Mbetje të gjithfarëllojshme, deri në kafshë të ngordfhura pluksojnë mbi ujin në një prej perlave më të spikatura turistike të vendit. Ende nuk dihen shkaqet që kanë sjellë këtë katastrofe mjedisore, por një situatë e tillë vjen në nisje të sezonit turistik ku kjo lagunë është mjaft e preferuar dhe e frekuentuar nga turistët.