Tregu i fruta-perimeve dhe bulmetit në qytetin e Gramshit , prej më shumë se 30 vitesh vuan mungesën e investimeve. I pambuluar dhe pa kushtet e nevojshme higjieno-sanitare, ky treg është kthyer në një problem jo vetëm për qytetarët që blejnë, por edhe për tregtarët. Sakaq këta të fundit ankohen edhe për rënien e fuqisë blerëse. Tregtarë e qytetar kërkojnë vëmendje për markatën e qytetit. Në zyrën e tatim-taksave në bashki e cila mbulon funksionimin e tregut të qytetit nuk pranojnë të shprehen për gjendjen e tij. Nisur nga kushtet e rënda higjenike qe afron ky treg tregtarët po detyrohen të shesin jashtë godinës.