Per te katertin vit radhazi fermeret e Divjakes dhe te Lushnjes po perballen me karkalecin e tokes qe po u ve ne rrezik te mbjellat.Sipas informacionit te marre prane Agjensise rajonale te ekstensionit bujqesor ne Lushnje, kolonite me te medha te karkalecit jane te perqendruara ne zonen e Terbufit nderkohe qe demet me te medha jane ne siperfaqet e mbjella me jonxhe dhe me foragjere.
Pasi jane hartezuar zonat e prekura eshte verifikuar siperfaqja e demtuar nga karkaleci qe arrin ne 745 ha. Sipas drejtorit te Agjensise Rajonale te ekstensionit bujqesor ne Lushnje , Ferdinand Shani, kjo eshte faza e pare e celjes se vezeve ku dhe nderhyrja me sperkatje eshte edhe me efektive.
Nderkohe specialisti i mbrojtjes se bimeve i sektorit te profilizuar prane AREB , Agim Toromani, pohon se karkalecat jane insekte gjithengrenese qe ushqehen me te gjitha llojet e bimeve , nderkohe qe karkaleci italian eshte me agresivi i perhapur aktualisht ne te gjithe vendin ku dendesia me e madhe eshte shfaqur vecanerisht ne Qarkun e Fierit.
E teksa u ka bere thirrje fermereve te luftojne karkalecin me masa luftimi sperkatje, nga ana e tyre keta te fundit ngrene shqetesimin se e kane te pamundur te perballojne kostot e larta te kimikateve bujqesore.
Perballe kesaj situate alarmante fermeret e fshatit Sopez , nje nder zonat tradicionalisht te infektuara, njezeri kane apeluar per nje nderhyrje te shpejte nga ana e Ministrise se Bujqesise me nje plan emergjence , per te luftuar ne kohe kete demtues agresiv i cili nder vite u ka demtuar siperfaqe te konsiderueshme te mbjella kryesisht me shalqi, miser, fasule, perime e foragjere..